Panik në Hollywood, hakerat publikojnë të dhënat e VIP-ave

Disa personalitete të njohura në SHBA, këtë javë kanë pasur probleme me hakerat. Të gjitha të dhënat e tyre financiare janë postuar në internet.Hakerat  kanë hyrë në llogaritë e personaliteteve, si: Donald Trump, Britney Spears, Kim Kardashian, Paris Hilton, Mel Gibson, Ashton Kutcher, Hillary Clinton, kreut të policisë në Los Angeles dhe kreut të FBI-së.Përveç gjendjes së llogarive bankare, u botuan dhe numrat e kartave të identitetit, bilanci i detajuar i hipotekave, gjendja e kartave të kreditit dhe shumë detaje të tjera.Në Hollywood thuhet se po mbizotëron panik mes yjeve, sepse ende nuk dihet saktë numri i llogarive të hakuara dhe nëse janë marrë të gjitha të dhënat të cilat mund të publikohen.