Salma Hayek mbron femrat,kundër dhunës

Ajo kurrë nuk ka qëndruar anash kur ka pasur ndonjë gjë për të thënë.Dhe Salma Hayek e ka përdorur si duhet këtë kualitet kur ka mbajtur fjalim në një ngjarje kushtuar dhunës në familje në New York. Aktorja e "Frida", ishte ylli i mbrëmjes në ngjarjen e organizuar nga Avon për kampanjën "Ngrije zërin kundër dhunës ndaj femrave".Salma tashmë prej një kohe të gjatë është mbështetëse e bamirësive kundër dhunës në familje, dhe e ka ndriçuar mbrëmjen me një fustan të mrekullueshëm të zi.Ajo zbuloi një përvojë të fëmijërisë, e cila e ka bërë kaq shumë të interesuar në këtë kauzë."Hera e parë që kam parë dhunë në familje ka qenë kur isha në Meksiko, duke shëtitur me familjen time dhe para nesh ishte një burrë duke goditur gruan e tij. Babai im ndërhyri dhe u ndesh me burrin dhe fitoi. Më kujtohet që kam menduar, "Oh Zot, babai im është hero," tha aktorja e "Desperado"."Pastaj gruaja u kthye dhe filloi ta godas babanë tim. Nuk mund ta kuptoja se çfarë ishte duke ndodhur. Pastaj jam intriguar shumë me atë se çfarë e bën një femër të qëndrojë në një lidhje abuzive. Si thyhet shpirti i saj?"Në vitin 2005 aktorja ka dëshmuar para Komitetit të senatit amerikan në proçesin gjyqësor që rifuqizoi dekretin "Dhuna kundër femrave".Vitin e kaluar ajo dhuroi 25,000 dollarë në Coatzacoalcos të Meksikos, strehimore për femrat e abuzuara dhe 50.000 tjera në grupet e bazuara në Monterey për të luftuar dhunën familjare.