Ben Affleck dhe Jennifer Garner, përkrahës të mirë kundër dhunës seksuale
Ben Affleck dhe bashkëshortja e tij Jennifer Garner, janë një çift perfekt për t'u marrë shembull.Ata asnjëherë nuk janë diskutuar në media për spekulime të ndryshme dhe kjo për pasojë të raportit të shkëlqyer që përjetojnë.Çdo herë e tregojnë këtë afrimitet të tyre,edhe këtë herë ata kanë qënë sëbashku në një event bamirëse për fëmijët e abuzuar seksualisht,në Los Angeles.Por fotografia e tyre ishte aq e bukur sa vetëm dashuri të inspironte.Pas triumfit në Oskar Ben ka shprehur për mediat se tani është koha për relaks,dhe këtë kohë dua ta kaloj me Jennifer-in tim dhe vajzat tona.Ben ka bërë edhe një fjalim të shkurtër në këtë event bamirësie kundër dhunës seksuale për fëmijët: Kam menduar se kjo është një çështje që i përket vetëm femrave, por jo më, pasi dhuna seksuale është një dhunë që na përket të gjithëve ne.Bashkë me çiftin janë bashkuar edhe personazhe të tjerë për të përkrahur këtë formë të dhunës