Lady Gaga drejt altarit

Lady Gaga dhe i dashuri i saj Taylor Kinney, duket se kanë ndërmend t'i drejtohen altarit këtë verë, sipas asaj që përcjell një mike e afërt e tyre, Dj Lady Starlight.Ajo shoqërohet me aktorin e "Vampire Diares" që prej Shtatorit 2011, kur ai mori pjesë në videoklipin e "You and I". Gjërat janë bërë serioze mes tyre, aq sa tashmë duan ta çojnë marrëdhënien e tyre një nivel më sipër."Ajo më ka treguar se ai është i duhuri për të - rrëfen Dj Starlight - dhe këtë mund ta dallosh qartë kur i sheh bashkë. Janë të bërë për njëri-tjetrin. E në Korrik duket se të dy kanë kohë të lirë...".Gaga dhe Tayler jetojnë aktualisht bashkë në Chicago, ku këngëtarja është duke marrë veten pas një operacioni, kurse aktori po regjistron një serial të ri televiziv.