Banorët e Vorës kundër rezultatit të zgjedhjeve: Kërkojmë votën reale

Simpatizantë të LSI-së në Vorë  kanë dalë në protestë për të kundërshtuar rezultatin pasi sipas tyre nuk është real.Protestuesit deklarojnë se  janë mbi 600 vota të cilat janë  hedhur nga qytetarë që nuk janë banorë të Vorës dhe për këtë fakt kanë kërkuar  ripërsëritje të zgjedhjeve, nga të cilat Fiqiri Ismail i koalicionit të djathtë fitoi me 7985 vota kundrejt rivalit të ASHE Luan Sallaku i cili mori 7746 vota.Protestës së banorëve i janë bashkuar edhe përfaqësues të LSI  të cilët i kanë bërë thirrje KQZ të mos njohë rezultatin në Vorë ndërsa kanë kërkuar nga prokuroria që të hetojë ata 600 personat fiktivë të cilët kanë vituar duke mos qënë banorë të Vorës.Ndërkohë nga selia e LSI në një deklaratë për mediat doli sekretari i përgjithshëm i kësaj Force Luan Rama, i cili mbështeti protestën e banorëve të Vorës dhe kërkesën e tyre për hetim nga ana e prokurorisë.Banorët theksuan se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim në orën 19 në qëndër të Vorës.[caption id="attachment_537143" align="alignnone" width="640"]vore proteste lsi Ne foto: Protesta e banoreve ne Vore[/caption]