Halim Kosova pranon humbjen: Veliaj të mbajë premtimet të mos i zhgënjejë
Halim Kosova nuk ka hezituar aspak. Nga selia e PD kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës ka pranuar humbjen ende pa u numëruar të gjitha kutitë duke mos e kursyer aspak urimin për kundërshtarin. Megjithatë Kosova e kishte dhe një porosi për Veliajn.Halim Kosova: "Zgjedhjet mbaruan dhe ndërsa numërimi ende vazhdon, fituesi i kësaj gare rezulton Erion Veliaj të cilin dua ta uroj dhe të shpresoj që do ti mbajë premtimet e nuk do ti zhgënjejë qytetarët e Tiranës.I premtoj qytetarëve të Tiranës se angazhimi im për të marrë përgjegjësi në interes të tyre do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast."Lodhja muajit të gjatë të fushatës nuk e ka zbehur aspak entuziazmin e tij duke e reflektuar me karizmën e tij ndaj stafit dhe falenederimin për votuesit.Halim Kosova: "Jam këtu sot, për të shprehur falenderimet e mia të përzemërta për qytetarët e Tiranës, pa asnjë dallim partiak, veçanërisht ata që votuan me besim në platformën time që kishte themel punën dhe dinjitetin, punë jo fjalë.Në këto dy muaj, kam pasur qindra takime me banorë të Tiranës dhe bashkëbisedimi me ju të dashur bashkqytetarë do të mbetet një prej përvojave të mia më të çmuara.Unë zgjodha kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarin në çdo cep të Tiranës, në çdo rrugë e lagje, në çdo fshat dhe jo fushatën e luksit në ekran, i bindur se kjo ishte zgjidhja më e mirë. Dua të falenderoj Partinë Demokratike, anëtarët e simpatizantët tanë, të rinjtë e të rejat që shkuan derë më derë, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit, që kanë punuar pa u lodhur dhe që shumë prej tyre janë ende duke qendruar pranë votës, për të garantuar deri në fund vullnetin e qytetarëve. Ata kanë në dorë një tjetër moment të rëndësishëm, që janë votat për Këshillin Bashkiak.Deklarata e Kosovës erdhi vetëm pak minuta pas shpalljes së fitores nga rivali Veliaj.Doktori i njohur garoi nën siglën e APPD për kryeqytetin duke lënë mandatin e deputetit që fitoi në zgjedhjet e vitit 2013 po në Tiranë.
(Video: Fjalimi i plotë i Halim Kosovës)/Oranews.tv/