Kevin-Prince Boateng e Melissa Satta, pushime në Sardenjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2015, 19:02
Ish-futbollisti i Milanit dhe Shalkes, Kevin-Prince Boateng është fotografuar duke kaluar pushimet në Sardenjë me bashkëshorten e tij të mrekullueshme Melissa Satta dhe djalin e tyre 1-vjeçar Maddox.Nga fotot, familja duket se po kalon një kohë shumë të bukur në shoqërinë e njërit-tjetrit, me ganezin që në asnjë moment nuk i ndan sytë dhe duart nga bashkëshortja e tij e bukur.Ashtu si Boateng, edhe Melissa dukej shumë në formë me bikinit e saj dy-ngjyrëshe.
