Në Meksiko City paradë me çiklistë nudo
Qindra çiklistë të zhveshur kanë pushtuar gjatë fundjavës rrugët e Meksiko Sitit, për të protestuar kundër përdorimit të tepruar të makinave në metropolin e tyre, që e bëjnë të pamundur shëtitjen me biçikleta.Pavarësisht se liderët lokalë kanë marrë masa për një qytet më të gjelbër, çdo ditë në Meksiko Siti qarkullojnë mesatarisht 8 milion makina, duke e bërë atë nuk prej vendeve më të ndotura të planetit.Përveç xhiros me biçikleta, mijëra meksikanë të tjerë u mblodhën në Meksiko Siti në përpjekje për të vendosur rekordin Guinness për "selfie"-n më të madh në botë.Pasi foto u shkrep nga organizatori Viktor Rodrigez, gjyqtarët e librit të rekordeve thanë se shumë shpejt do të japin një verdikt pasi ta kenë ekzaminuar foton në zyrat e tyre.Megjithatë, për Rodrigez, qëllimi i kësaj nisme ishte vetëm bashkimi i njerëzve nën një atmosferë festive."Selfie" më i madh i realizuar deri më tani, është shkrepur në Gjeorgji, ku u futën në një foto 2997 vetë.

Pas një pune të lodhshme, sidomos kur je marangoz, duhet një birrë për t'u freskuar.Ky grup zviceranësh gjeti edhe një mënyrë mjaft origjinale për të hapur pesë shishe birre në të njejtën kohë.
Franca ka vendosur të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara duke ndaluar përdorimin e pesticideve në lulet e qyteteve, pasi ato kanë ndikuar në uljen drastike të numrit të bletëve dhe si rrjedhojë edhe të mjaltit në vend.Programi u nis nga Ministri francez i Ekologjisë, Segolen Rojal, dhe mori mbështetje të madhe nga rritësit e bletëve në vend, sipas të cilëve ato janë jetike për të gjithë ekosistemin në të cilin jetojmë.Në brigjet e Patagonias në Argjentinë, balenat gjigante të hemisferës jugore janë mbledhur për t'u çiftuar dhe kaluar muajt deri në lindje.Nga qershori në dhjetor, ato mblidhen një herë në tre vjet për të lindur, ndërsa balenat e vogla peshojnë deri në 1500 kilogramë.Të listuara si specie në zhdukje nga disa konventa ndërkombëtare, gjuetia e tyre, sidomos është e ndaluar dhe e ndëshkueshme rreptësisht.