Historia më interesante e kuzhinierit që u bë i famshëm në Gaza

Është thuajse 100 përqind e sigurtë se asnjë kuzhinier i famshëm nuk ka bërë të njëtën rrugë si Wareef Hameedo. Tre vjet më parë, 34-vjeçari po ecte në një restorant të vogël  në Alepo të Sirisë kur zona u bombardua.Familja e tij emigroi në juglindje të Turqisë, kurse vetë ai i ndoqi pak më vonë. Nga Turqia vendos se mbase do të ishte më mirë të largohej në Egjipt dhe kështu bëri. Pas pak kohësh ai përfundoi duke punuar si kuzhinier në evente të ndryshme të Kajros.Duke luftuar në përditshmërinë e tij, Hameedo kishte një dilemë: të rrezikonte udhëtimin drejt Europës, apo të provonte fatin diku tjetër.Në këto pyeteje dhe përgjigje me veten, më në fund zgjedh Gazën." Kisha një restorant të vogël  në Siri në një qendër tregtare ku kishte edhe restorante dhe kefene të tjera. Por situata u bë shumë e rrezikshme, pasi bombat godisnin çdo ditë vendin, por edhe lagjen tonë. Ishte e vështirë të punoje, ndaj i lashë të gjitha  dhe u largova. Edhe në Egjipt situata u bë e vështirë dhe unë kisha dy zgjedhje, ose të merrja iniciativën me rrezik jete drejt brigjeve europiane, ose të shkoja në Gaza nëpërmjet disa miqve të mi palestinezë.”Pra, në maj të 2013 , në mënyrë klandestine ai mbërriti në Gaza. Me një diplomë në inxhinieri mekanike, aftësitë teknike të Hameedo-s mund të ishin të dobishme. Por ai ishte i vendosur të punonte si kuzhinier dhe hap pas hapi arriti të ndjekë ëndrrën e tij , pavarësisht nga fakti se Gaza ishte vend i  konsumuar nga lufta mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Teksa u njoh edhe me bashkëshorten e tij, një gazetare palestineze e cila e intervistoi në lidhje me refugjatët sirianë që jetojnë në Gaza, ai më në fund hapi restorantin e tij së bashku me një ortak, me emrin "Syriana", ose Siria jonë, në një nga lagjet më të mira të Gazës. Ushqimi sirian është i njohur në botën arabe dhe Hameedo gjeti një klinentelë të etur. Përpos pjatave tradicionale siriane, klientët i kërkonin shefit të kuzhinës edhe ushqime të tjera siriane të cilat i kishin parë në internet, në filma apo në rrugë të tjeta informative.Teksa fama e tij u zgjerua, një televizion vendas i kërkoi Hameedos të bëntë një emision gatimi. Duke filluar nga  java e ardhshme, 30 puntata të emisionit të tij do të transmetohen përgjatë 30 ditëve të muajit të ramazanit.Hameedo aktualisht po qesh, por e ardhmja e tij është e pasigurtë. Pasaporta i ka skaduar dhe në Gaza nuk ka një ambasadë siriane për ta rinovuar. Pavarësisht  kësaj, entuziami në karrierë i jep optimizmin e duhur dhe ai ka ndërmend të hapë një tjetër restorant në jug të Gazës.