Rita Ora: Krenaria është në gjakun tim se jam shqiptare

Këngëtarja kosovare me famë botërore në një intervistë për revistën Marie Claire ka thënë se ndihet krenare.“Krenaria është në gjakun tim. Unë jam shqiptare, kështu që krenaria është brenda meje”.Gjatë intervistës Rita ka folur për planet e saj , muzikën si dhe për jetën e saj private.Rita Ora kishte një plan, faqet e para të revistave, moda me Roberto Cavallin dhe produktet e bukurisë me Rimmel London, linjën e veshjeve me Adidas Originals, kampanjën me Coca-Colën, si dhe performancën me këngën e nominuar për Oscar “Grateful”. Këto janë dëshmi që plani i saj ka funksionuar.“Po, plani im tani është duke arritur të gjitha efektet”.“Ne jemi këto, kosovaret ambicioze”, ka thënë Rita Ora, duke ju referuar vetes dhe motrës së saj më të madhe Elena Sahatçiu, që është menaxhere e saj. “E kam ditur që në një mënyrë apo tjetër, do të bëja gjërat në mënyrën time” është shprehur ajo.rs_634x883-150615075442-634.Rita-Ora-Marie-Claire-Magazine.jl.061515-2