Kelly Brook i nënshtrohet programit për humbjen e peshës, e lumtur me trupin e saj

Pasi iu nënshtrua programit për humbjen e peshës “Atkinson”, Kelly Brook duket se është e kënaqur me trupin e saj.  Modelja 35-vjeçare ka pozuar me bikini dhe ka thënë se ndjehet më mirë.“Doja të rikthehesha në formën më të mirë dhe të humbisja disa kilogramë, të cilët u shtuan për shkak se nuk isha shumë e vëmendshme në ushqim. Lëkura dhe flokët e mi kanë ndryshuar komplet, rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme”, ka thënë Brook.Pas Sharon Osborne dhe Kim Kardashian, Brook bëhet e famshja e tretë që i beson trupin ekspertëve të “Atkins”, duke u parë tani si ambasadore e tyre. Pavarësisht regjimit dhe shpenzimit të energjive të mëdha për shkak të stërvitjeve, britanikja ka thënë se asnjëherë nuk është ndjerë e uritur.Kelly-Brook-304881 Kelly-Brook-304883 ok 3103_1036 1266 kelly-620x330