Pas tërmetit, Nepali rihap dyert për turistët

Në përpjekje për të tërhequr sërish vizitorë, Nepali ka rihapur muzeumët dhe qendrat e trashëgimisë kulturore, të cilat pësuan dëmtime serioze nga tërmeti që la  8,800 të vdekur.Lajmi u bë i ditur nga Kripasur Sherpa, Ministër i Turzimit, i cili specifikoi se tashmë të gjitha vendet historike, përvec Changu Naryan, janë të disponueshme për vendasit dhe turistët që nga 15 qershori.Qeveria ka ndërmarrë këtë hap për të ringjallur disi ekonominë e lodhur të vendit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga UNESKO se këto qendra nuk janë ende të sigurta për vizitorët, pasi duhet të rishikohen sërish nga ekspertët.Bhesh Narayan Dahal, shefi i departamentit të arkeologjisë, tha se shumë prej strukturave tashmë janë  të sigurta dhe vizitorët, sipas rregullores së re, do të vënë helmetat e sigurisë në momentin që do të vizitojnë këto pasuritë historike.Pas tërmetit dhe tronditjes botërore nga tragjedia, tashmë në rrugët e Katmandusë shikon tek tuk ndonjë turist, teksa hotelet dhe restorantet janë bosh. Para lëkundjeve vdekjeprurëse, më shumë se një mijë turistë paguanin deri në 15 dollarë çdo ditë për të vizituar momumentet historike të vendit.Të paktën 743 monumente janë dëmtuar nga tërmetet që goditën Nepalin më 25 prill dhe 12 maj, përfshirë edhe tempujt që datotin shekuj më parë, manastiret dhe ndërtesat e klasifikuara nga UNESCO si vende të trashëgimisë botërore.Autoritetet pas tërmentit i mbyllën shpejt monumentet e dëmtuara për shkak të sigurisë së brishtë dhe për të mbrojtur mijëra statuja nga vjedhja apo dëmtimi.