Çfarë diplome duhet të merrni që të pasuroheni sa më shpejt?

Nëse dëshironi të fitoni sa më shumë në 5 vitet që pasojnë, çfarë shkolle duhet të zgjidhni? Ky është një studim i publikuar në The Telegraph.Studentët që kërkojnë të fitojnë para sa më shpejt të jetë e mundur duhet të studiojnë ekonomi në universitet.Të diplomuarit në ekonomi pritet të fitojnë rreth 45 mijë paund brenda 5 viteve, sipas uebsajtit Emolument që merret me krahasimin e rrogave.Drejtësia është diploma e dytë më fitimprurëse, me një rrogë prej 42 mijë paundësh brenda 5 viteve. Matematika dhe statistika (39 mijë paund), kimia dhe shkencat natyrore (38 mijë paund) dhe kontabiliteti, biznesi e financa (37 mijë paund) mbyllin 5-shen e parë në listë.[caption id="attachment_532194" align="alignnone" width="572"]foto 1 Ne foto: Rroga sipas diplomave (me blu - ne 5 vitet e ardhshme ; me te kuqe - ne 15 vitet e ardhshme) / Shkronja "k" nenkupton Mijë[/caption]Në krahasim me to, të studentët e arteve pamore dhe dizajnit duhet tëp resin të fitojnë 25 mijë paund  në 5 vitet pasi kanë lënë universitetin, ndërsa Letërsia Angleze, Filozofia dhe Gjuhët Moderne arrijnë në 32 mijë paund.Megjithatë, studentët që janë të gatshëm tëp resin pak më gjatë për të fituar më shumë para do të bënin mirë të studionin për Kontabilitet, Biznes e Financë, që fitojnë një shumë prej 128 mijë paundësh pas 15 vitesh punë, tre deri në 4 herë më shumë se 10 vjet më parë.foto 2Të dhënat parashikojnë një rënie të rrogës së shkencëtarëve në dekadën e ardhshme.Njerëzit që studiojnë Menaxhim dhe Strategji mund të presin të fitojnë 36 mijë paund pas 5 vitesh por tre herë më shumë se 10 vjet më parë.Por mos harroni, që 1/3 e njerëzve më të pasur në botë nuk janë diplomuar fare në universitet.