Ulet çmimi i mishit në supermarket, njerëzit sulen si “qenër të uritur”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2015, 20:33
Një grup klientësh në Angli, pothuajse kanë “bërë luftë” me njëri-tjetrin në supermarket për të marrë ushqimet me çmim të lirë.Skenat janë filmuar në supermarketin Tesco Extra në Northampton, pasi dyqani njoftoi për uljen e çmimit të mishit deri në orën 7 pasdite.Në video shihen burra e gra që shtyjnë njeri-tjetrin për të marrë ushqimet.Klienti 32-vjeçar, Johnny Lester, që filmoi ngjarjen, tha se ishte i shqetësuar nëse dikush lëndohej.“Në mes të tyre ndodhej një vajzë e vogël, dhe mendova se nuk do dilte dot nga aty pa u lënduar. Mbrapa meje kishte shumë njerëz të tjerë që habiteshin për atë ç’ka po ndodhte. Po ngjiteshin sipër njëri-tjetrit vetëm për të mërrë mishin me çmim të lirë”.
