Bradley Cooper padit revistën franceze për shkelje të privatësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2015, 09:14
Pas thashethemeve për një lidhje të mundshme me modelen ruse Irina Shayk, Bradley Cooper ka vendosur të padisë revistën franceze ‘OOPS’.Ka qenë kjo revistë e cila ka raportuar fillimisht se çifti është në një marrëdhënie.Cooper është fotografuar disa herë nën shoqërinë e Shayk, por kjo sipas tij, kjo nuk do të thotë se mes tyre ka një romancë dashurie. Ai ka vendosur të ankohet në gjykatë me pretendimin se i është dhunuar jeta e tij personale.Nëse ai fiton gjyqin, revista i detyrohet të paguajë për dëmin e shkaktuar një vlerë prej 11 mijë eurosh.