Mërdok përgatitet për të dhënë dorëheqjen
Rupert Mërdok, 84-vjeçari manjat i mediave, po përgatitet të japë dorëheqjen dhe t'i kalojë drejtimin e perandorisë së tij, djalit Xhejms, ndërsa operacionet ekzekutive do ti kryejë në bashkëpunim me vëllain tjetër Laklan.Lajmin e largimit të bosit të "Twenty-First Century Fox" e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave kalimi i stafetës mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.Në mbledhjen e radhës së bordit drejtues të kompanisë pritet që të diskutohen detajet.Me publikimin e lajmit, aksionet e kompanisë "Fox" ranë me 0,5%, ndërsa ato të Neës Corp, kompanisë më të fundit pjesë të perandorisë Mërdok, ku përfshihet edhe prestigjozja Washington Post, ranë me 0,23%.Pasi u largua pa përfunduar Universitetin e Harvardit, Xhejms Mërdok nisi një karrierë si artist vizatimor dhe themeloi një shtëpi diskografike të blerë më vonë pikërisht nga News Corp.Në vitin 1996 ai u bë pjesë e News Corp, ndërsa ishte vetëm 23 vjeç dhe u vu në krye të degëz aziatike të kompanisë.Katër vjet më vonë, ai u emërua CEO i Sky, gjithashtu pjesë e Fox.Investitorët e mëdhenj janë mjaft optimist për idenë se kompania mediatike do të drejtohet nga Xhejms, pasi e shohin si një sipërmarrës guximtar që ndërmerr rreziqe në të mirë të biznesit, megjithëse ndryshon nga i ati pasi nuk ka ndjenja nostaligjie për disa nga asetet historike të kompanisë që Rupert i ka ruajtur pavarësisht fitimeve që nxirrte prej tyre.