Fituesi i Nobelit heq dorë nga posti si profesor në Universitet pas ofendimit të vajzave
Një fitues Nobeli ka hequr dorë nga posti i tij si profesor nderi në një universitet të Mbretërisë së Bashkuar, pasi ka bërë komente në lidhe me “problemet me vajzat” në shkencë.University College London (UCL) tha se Sir Tim Hunt kishte hequr dorë nga pozicioni i tij brenda fakultetit të shkencave të jetës.Ai në një konferencë të datës 9 qershor 2015, tha se “femrat në laborator qajnë kur kritikohen dhe bien në dashuri me kolegët e tyre meshkuj”.Ai shpjegoi për BBC se ato që kish thënë i kishte me tërë mend por prapëseprapë ndihej keq pë ratio fjalë.UCL është universiteti i parë në Angli që ka pranuar studente femra në kushte të barabarta me meshkujt.Tim Hunt, 72 vjeç, që është vlerësuar me çmim Nobel në fiziologji e mjekësi në vitin 2001 për studimin e tij për mënyrën se si qelizat ndahen, tha në një konferencë të zhvilluar në Korenë e Jugut: “Le t’ju tregoj për problemet e mia me vajzat. Tre gjëra ndodhin kur ato janë në laborator: ti bie në dashuri me to, ato bien në dashuri me ty, dhe kur i kritikon fillojnë të qajnë”.Por duke folur në një emision radioje të BBC, Tim tha se ndjehej me të vërtetë keq për ato që kishte thënë, duke shtuar se “ishte një budallallëk të thoje të tilla gjëra përpara gjithë atyre gazetarëve”.Biokimisti britanik shpjegoi se ato ishin thjesht disa komente ironike e pa qëllim, por ishin interpretuar krejtësisht ndryshe nga audience.“Unë kam rënë në dashuri me njerëzit në laborator dhe ata kanë rënë në dashuri me mua, dhe është shumë shqetësuese për shkencën sepse është tmerrësisht e rëndësishme që në një laborator njerëzit të ndodhen në ntë njëjtin nivel ‘fushe loje’.“Emocionet na e kanë bërë jetën më të vështirë. Kërkoj falje nëse kam ofenduar njeri, nuk doja,” tha Hunt.