Hilari Klinton hap llogari në Instagram dhe mendon për lukun e saj

Duke ditur vlerat dhe popullaritetin e madh të këtij rrjeti social gjatë fushatave elektorale, kandidatja për Shtëpinë e Bardhë, Hilari Klinton, nuk mund të qëndronte pa e hapur një adresë në Instagram.Në pak minuta, llogaria e saj @hillaryclinton ka arritur në mijëra ndjekës.Ish-sekretarja e Shtetete të Bashkuara ka publikuar foton e saj të parë në këtë rrjet social dhe shumë shpejt ka marrë komente nga të gjithë.Jo një skenë e jetës private, as e asaj publike por një “zgjedhje e vështirë”. Pikërisht këtu vjen surpriza, fotoja e parë e zgjedhur për t’u hedhur në Instagram është një stendë me veshjet e saj. “Kë të zgjedh, Zgjedhje e vështirë” shkruan kandidatja për presidente e SHBA-së. Komentet e ndjekësve të saj kanë qenë të pafundme.[caption id="attachment_529786" align="alignnone" width="702"]postimi Ne foto: Postimi i Hillary Clinton ne Instagram[/caption]