I shpëtoi jetën para 17 viteve, zjarrfikësi merr pjesë në diplomimin e saj
Ndërsa shtëpia iu mbush plot me tym, Mike Hughes u fut në një dhomë dhe shpëtoi vajzën e vogël 9 muajshe.E mori në krahët e tij dhe e nxorri jashtë aty ku ishte e sigurtë.[caption id="attachment_529849" align="alignnone" width="599"]
Ne foto: Kur Mike shpetoi vajzen 9-muajshe nga zjarri[/caption]“Sikur edhe 20 sekonda më shumë të isha vonuar, ngjarja do të kishte marrë rrjedhë tjetër,” tha Mike për Komo News.Shpëtimi i foshnjës ndodhi 17 vite më parë. Ajo, Dawinielle Davison, është tani 18 vjeç dhe të dielën u diplomua në shkollën e mesme.Familja dhe miqtë ishin sëbashku me të për ta përkrahur në një ditë kaq të madhe. Por Davison nuk harroi të bënte një ftesë të veçantë për të: zjarrfikësit që i shpëtoi jetën.“Gjithmonë mendoja se ku vallë do ndodhej vajza të cilës i shpëtova jetën,” thotë Mike.“Ndjej që e dua shumë, dhe do i jem mirënjohëse gjithmonë që më dha një shans të dytë për të jetuar,” tha Davison në një intervistë për TODAY.[caption id="attachment_529851" align="alignnone" width="392"]
Ne foto: Mike dhe Dainielle gjate diplomimit te saj[/caption]