Ja dasma madhështore e Princit të Suedisë me ish-modelen Sofia Hellqvist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2015, 21:40
Princi i Suedisë, Carl Philip u martua sot me ish-modelen e famshme Sofia Hellqvist në një ceremoni madhështore në Pallatin Mbretëror të Stokholmit.Duke mbajtur dorën e saj, princi gati sa nuk shpërtheu në lot kur i dha Sofias puthjen e parë si një çift i martuar.Princeshë Sofia, një ish-yll i televizionit dhe instruktore Joga, përshëndeste vazhdimisht mijëra njerëz që qëndronin në rrugët e Stokholmit30-vjeçares, të cilës iu dha zyrtarisht titulli, Princeshë Sofia e Suedisë, Dukesha e Varmlandit, dukej mahnitëse me fustanin e saj martesor dhe kurorën.
