Nuk e dini akoma sekretin e lumturisë? Ja katër hapat për ta arritur atë…
Harrojeni punën, luksin apo paratë! Nuk janë ato sekreti i të qenit të lumtur por gjëra të tjera edhe më të thjeshta.Sipas një grupi shkencëtarësh, ajo çfarë ju duhet me të vërtetë është një program dhjetëjavor me 4 hapa që do t’iu ndryshojë mendimin.E krijuar nga klinika “Mayo” në Minnesota, programi përmban ushtrime të cilat do të ndihmojnë mendjet e njerëzve të arrijnë lumturinë.Dr. Amit Sood siguron se personat që e kanë praktikuar programin kanë gjetur më në fund qetësinë e nevojshme për të qenë në një gjendje të përhershme lumturie.Ja katër hapat drejt lumturisë sipas Sood:Stërvit vëmendjen. Zgjohuni duke qenë mirënjohës për gjërat që keni, dilni në natyrë, shmangni paragjykimet dhe bëhuni të sjellshëm, thotë Sood.Stërvit emocionet. Kur gjërat nisin të bëhen të vështira, fokusohuni te gjërat e mira që po ndodhin në këtë kohë megjithëse duket sikur gjithçka po shkon ters.Lidhni mendjen me trupin. Këtë mund ta bëni duke lexuar, medituar, stërvitur, duke bërë art, duke u lutur apo duke bërë yoga.Zgjidh zakone të shëndetshme. Kjo mund të bëhet duke thjeshtuar jetën tuaj, duke u stërvitur dhe duke zgjedhur betejat që ia vlen të bësh.
