J Lo rrezikon 2 vite burg, tundi vithet para Kryeministrit të Marokut

Jennifer Lopez ka qenë duke u tundur në skenë me lëvizjet e saj provokuese dhe tashmë është në telashe.45-vjeçarja ka performuar në Rabat në “Mawazine International Music Festival” ndërsa kryeministri maroken Abdelilah Benkirane nuk e ka pritur mirë këtë gjë.Performanca e veçantë e J Lo-së  e cila solli reagime kishte të bëntë me lëvizjet e shumta  provokuese të saj si dhe veshjen jo të përshtatshme dhe provokuese gjithashtu.Kryeministri Benkirane e ka përshkruar shfaqjen e Jennit në “Mawazine International Music Festival” me 29 maj, si incident “provokativ” dhe  “të turpshëm”.Sipas raporteve të BBC ai ka kërkuar që të merren masa edhe ndaj organizatorëve përgjegjës të kësaj shfaqje.Kryeministri e ka cilësuar këtë transmetim publik në kundërshtim me ligjin, duke pretenduar se Lopez kishte njollosur respektin dhe nderin e grave.Të shumta kanë qenë reagimet edhe  në mediat sociale ku këngëtarja është kritikuar për mënyrën se si ajo ishte veshur.Jennifer-Lopez (1) Jennifer-Lopez