Stuhia përfshin kështjellën lodër, humb jetën 3-vjeçarja

Një vajzë tre vjecare ka humbur jetën, pasi kështjella në të cilën po luante jashtë një supermarketi u ngrit në ajër si pasojë e një stuhie të fuqishme që përfshiu qytetin Tianyang në Kinë.Autoritetet lokale thanë se vajza humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thonë se era ishte kaq e fortë sa gjithcka fluturoi në ajër dhe as dyert e dyqaneve nuk arrinin ti mbyllnin.Kurse mjekët thanë se kur tre vjecarja arriti në spital ishte në gjendje kome. Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë pas rënies nga kështjella që ndodhej disa metra në ajër. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen pasi vendosja e lodrave para supermarketit ishte një biznes i paligjshëm dhe ku siguria ishte thuajse zero.