Ngjitet në harkun më të lartë të stadiumit të Uemblit, 135 m

James Kingston u bë personi i parë që u ngjit në 135 metra lartësi, në harkun më të lartë të stadiumit anglez Uembli.24-vjeçari nga Romsey, Hampshire, ishte me fat që nuk bëri qoftë edhe një lëvizje të gabuar. Me një kamerë që e mbante me vete, ai fotografoi pamje të mrekullueshme nga Londra, si dhe fushën e stadiumit poshtë tij.Në një intervistë pas ngjitjes ai tha: “E kisha ëndërr të ngjitesha në majën e Uemblit, që nga dita e parë që e pashë atë 8 vjet më parë, kur u hap stadiumi i ri”.“Është një pikë shumë ikonike, kam qëndruar në majat e ndërtesave në të gjithë botën por kurrë nuk jam ndjerë më në majë se në harkun e Uemblit sot”. James Kingston njihet për arritjet e tij ekstreme, si për ngjitjen në një vinç të lartë 130 metra në Southhampton  si dhe në kullën e famshme të Eifelit në Paris, gjë për të cilën u arrestua nga policia.Ai gjithashtu është ngjitur në kullën e dytë më të lartë në Dubai, Princess Toëer. 24-vjeçari jeton me të ëmën e tij, dhe e kalon kohën e lirë duke u ngjitur nëpër antenna të larta radiosh ose vinça.Videot e tij në Youtube kanë arritur më shumë se 11 milionë klikime.“Unë kam qenë shumë i frikësuar nga lartësitë, por sa më shumë ta praktikosh diçka, aq më e lehtë bëhet. Është në natyrën e njeriut” thotë Kingston. 2978647B00000578-0-image-m-6_1433843091048 2978758500000578-0-image-m-12_1433843197838 297862F300000578-0-image-m-15_1433843241832 297879EE00000578-0-image-m-26_1433843443969 297863C400000578-3116658-image-m-29_1433843998607 297863B300000578-3116658-image-m-34_1433844078346 2978633800000578-3116658-image-m-37_1433844629285 2978637F00000578-3116658-image-m-40_1433844828205 2978648B00000578-3116658-image-m-43_1433844909903