SHBA, ishte i pafajshëm, lirohet pas 43 vitesh në izolim

Një gjykatë në Luiziana të Shteteve të Bashkuara ka urdhëruar lirimin nga burgu të një personi që qendronte në izolim për 43 vjet, ndërsa vendosi që Albert Udfoks, 68 vjeç, të mos gjykohet për herë të tretë për këtë krimin e pretenduar.Pas vendimit të gjykatës, Udfoks, i cili qendron në izolim për vrasjen e një roje burgu që prej vitit 1972, pritet të dalë nga burgu i Angolas, ndër më të famshmit në shtetin jugor, brenda pak ditësh.Edhe pse ishte shpallur fajtor për vrasjen e rojes dy herë, vendimet janë hedhur poshtë më pas.Fillimisht, Udfoks ishte dënuar dhe burgosur për grabitje të armatosur, por më pas ishte shpallur fajtor për rolin e tij në një sherr masiv ndodhur në burg vite më vonë.Sipas dokumentave të zbuluar gjatë seancave, ai qendronte i izoluar për 23 orë në ditë, ndërsa për vetëm një orë i lejohej të shëtiste në kopshtin ngjitur me qelinë e tij.Prokurorët kanë vendosur ta apelojnë vendimin, por pritet që ai të vihet në zbatim. Udfoks është personi i fundit i mbetur në qeli nga grupi i ashtuquajtur "Treshja e Angolas", të cilët u akuzuan në vitin 1972 për vrasjen e rojes së burgut.Sipas zyrës së statistikave të Shteteve të Bashkuara, rreth 80 000 të burgosur në të gjithë vendin janë në izolim në 44 shtete, në 25 000 burgje të sigurisë së lartë, ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime mbi kushtet, marrë shkas nga rasti i Udfoks._83502221_a3mural-copyright-rigo