Kërkon të kalojë Oqeanin Paqësor duke përshkuar 10 mijë km me një varkë të vogël

“Pjesa më e bukur e qëndrimit mbi oqean për javë të tëra, janë yjet natën, ndërsa pjesa më e keqe është se lagesh gjatë gjithë kohës,” thotë Sonya Baumstein.Baumstein, një atlete nga Florida, priti disa javë derisa të përgatitej varka e saj në Tokio.Pas një telefonate të shkurtër me prindërit e saj, Sonya u nis me varkën e saj të vogël jeshile për udhëtimin 10 mijë kilometërsh që pritet ta mbarojë në fund të shtatorit.Sonya dëshiron të jetë femra e parë që do të kalojë e vetme Oqeanin Paqësor.Vetëm tre persona me varkat e tyre e kanë kaluar Paqësorin, por asnjëri nga ata nuk ka qenë femër, ose nuk kanë arritur ta bëjnë vetëm.29-vjeçarja ka një ide të qartë se si do jenë gjithë ato javë në mes të detit. Në ditët me diell ajo do të jetë e kënaqur që natën të shohë yjet.Varka e Baumstein, e ashtuquajtur “Icha” është 7 metra e gjatë dhe peshon 300 kilogramë. Ajo nuk ka motorr, por Sonya do t’i japë asaj me lopata.Sonya Baumstein Sonya Baumstein Sonya Baumstein Sonya Baumstein