“Nuk dua të jetoj më kështu”, ja gjendja në të cilën ka përfunduar ish-ylli i futbollit anglez
Ish-ylli i futbollit anglez, Kenny Samsom, ka zbuluar se do të vrasë veten ndërsa vazhdon luftën me alkoolin dhe pastrehimin.56-vjeçari është fotografuar duke fjetur nëpër parqe, duke i kërkuar miqve të tij pilula për t’i dhënë fund jetës pasi humbi shtëpinë e pasurinë.Kanë kaluar disa javë që kur ish-mbrojtësi i Arsenalit e kaloi natën në qeli pas një zënke me të dashurën e tij në gjendje të dehur.Ndërkohë që vazhdon luftën me alkoolin, ai tani thotë se më në fund është gati të pranojë ndihmë.Në një intervistë për Sunday Mirro, babai it re djemve rrëfen se si nuk e mori kurrë veten pas divorcit me gruan e tij, Elaine, me të cilën jetoi 29 vjet.“Paratë, ish-bashkëshortja dhe shumë gjëra të tjera të cilat mund t’i kisha bërë më mirë. Është i gjithë faji im,” thotë Sansom.“Nuk dua të jetoj më këtë jetë të tmerrshme,” tha ai për gazetën.“Unë e di që kam nevojë për ndihmë. E di. Besoj që të kem forcë të ndryshoj jetën time”.Ai do të marrë ndihmë në një qendër rehabilitimi në Londër për t’i dhënë fund manisë ndaj alkoolit.
