Angeline Jolie e Brad Pitt modestë, shmangin avionin privat për udhëtimin e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2015, 09:02
Angeline Jolie dhe Brad Pitt janë dy nga personat më të famshëm në botë. Por, yjet e hollivudit pavarësisht famës së tyre i janë shmangur luksit për të udhëtuar në një avion privat së bashku me 6 fëmijët e tyre.Familja e famshme ka preferuar të ketë një udhëtim normal . Ata janë parë parë të shtunën teksa udhëtonin në një avion publik nga SHBA drejt Francës, ku janë ulur në Paris përpara se të vizitonin edhe Nice.
