Kamera e skanimit zbulon djalin e fshehur në valixhe në kufirin spanjoll
Një 8-vjeçar është gjetur brenda valixhes së një gruaje, në përpjekje për ta dërguar atë në eklavën spanjolle të Keutës në Afrikën e Veriut.Zëdhënësi i Rojes Civile Spanjolle tha se zyrtarët në aeroport vunë re se gruaja në fjalë ishte shfaqur vërtet nervoze ndërsa po kalonte pikën e kontrollit, të njohur si kufiri Tarajal.Në atë moment i është kërkuar të lëshojë valixhen e saj për t’iu nënshtruar një skanimi, në të cilin ishte pikasur trupi i një njeriu të mbledhur kruspull.Menjëherë djaloshi i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor, ndërsa 19-vjeçarja që e kishte mbyllur në valixhe u arrestua menjëherë.Një orë e gjysmë më pas, policia arrestoi edhe babain e të miturit, i cili tentonte të kalonte përmes të njëjtës pike kufitare.Ai ishte banor i ishullit spanjoll Canary dhe dhe sipas të përditshmes spanjolle "El Pais", për policinë është shprehur se i ka kërkuar dëshpërimisht 19-vjeçares t’ia kalonte të birin në valixhe.Të dy, babai dhe vajza 19-vjeçare mbahen në burgun e Keutës, në pritje të vendimit të gjykatës, pasi janë akuzuar si shkelës të të drejtave të qytetarëve të huaj dhe vënien në rrezik të jetës së një fëmije.
