Donte të bëhej si Hulku, rrezikoi jetën duke injektuar alkol në muskuj
Një bodybuilder, që dëshironte të bëhej si Hulk rrezikoi jetën e tij duke injektuar vaj dhe alkool në krahët e tij.Gjëndja e krahëve të tij u përkeqësua aq shumë sa rrezikoi që të dy krahët t’i priteshin.Babai i një djali, Romario Dos Santos Alves, 25 vjeç, donte të rriste bicepsin e tij duke përdor alkool dhe tani po përballet me një seri problemesh shëndetësore.Ish-truproja tha se ai ishte gati të vriste veten kur gruaja e tij ishte 6 muajshe shtatzanë“Muskujt e mi i trembin të gjithë fëmijët e qytetit Caldas Novas në Brazil, dhe atë e quajnë ‘përbindëshi’”.“Kujtoj që doktori më tha se mund të më kishin prerë të dyja krahët. Mund të vdisja vetëm nga dëshira për të pasur muskuj më të mëdhenj. Por e kuptova që nuk ja vlen”.“Kur shkoja në palestër atje u njoha me disa shokë që më mësuan ‘sintolin’ për fryrjen e muskujve. U kënaqa shumë nga rezultatet dhe e humba fare kontrollin,” thotë Alves.