Rusët: Lindja e princeshës konspiracion, Kate nuk është nëna e vërtetë
Rusët pretendojnë se ka ndodhur një konspiracion mbi lindjen e fëmijës mbretëror.Ata mendojnë se fëmija ka lindur ditë më parë, por është mbajtur sekret.Rusët deklarojnë se Dukesha e Kembrixhit, vendosi në rrezik shëndetin e vajzës për hir të objektivave të saj.Femrat ruse thone se është e pamundur që gjëndja e Dukeshës të jetë aq e mirë pas lindjes.“Nëse ajo me të vërtetë ka lindur në mënyrë natyrale, atëherë ka lindur disa ditë më parë,” tha një grua për gazetën Komsomolskaya Pravda.Dikush tjetër shkroi : “Shikoni fëmijën, ajo nuk duket si e sapolindur. Është të paktën 3 ditëshe”.“Nuk ka asgjë në botë, edhe nëse ka lindur me ndihmën e doktorëve më të mirë, që ta bëjë një grua të çohet 5 orë pasi ka lindur, dhe të lërë klinikën me këmbët e saj”.Më pas, doli dyshimi që atë fëmijë nuk e ka lindur Dukesha.“Ka qenë një grua tjetër ajo që e ka lindur,” thotë dikush. “Kate ka veshur një bark fallco. Nuk mund të ecësh në mes të publikut 5 orë pasi ke lindur, në gjendjen më të mirë të mundshme”.Edhe të tjerë i bashkangjiten mendimit se ajo nuk është nëna e vërtetë e Princeshës. “Nuk ishte ajo që lindi, jam e sigurtë, sytë e saj nuk rrezatojnë siç i rrezatojnë një nëne kur lind fëmijën. Është diçka natyrore që nuk vihet re në fytyrën e saj. Është ndryshe nga Diana. Kate është vetëm një aktore në teatrin e Buckingham Palace,” thotë një tjetër grua.Një tjetër insiston se “vetëm meshkujt dhe vajzat që nuk kanë lindur e besojnë këtë histori”.