Bradley Cooper dhe Irina Shayk në një lidhje sëbashku?
Edhe pse Bradley Cooper ishte parë me ish të dashurën Suki Waterhouse gjatë festivalit “Coachella” duket se ka diçka me Irina Shayk.Sipas burimeve për E! News, aktori i “The elephant Man” dhe ish e dashura e Cristiano Ronaldos janë parë sëbashku të mërkurën mbrëma në audiencën e “Finding Neverland”.Kjo nuk është hera e parë që ata kalojnë sëbashku, pasi kohët e fundit janë parë shpesh në shoqërinë e njëri -tjetrit dhe mes miqsh të përbashkët.Cooper i dha fund marrëdhënies së tij me modelen Suki Waterhouse në fillim të këtij viti, por ata u fotografuan së bashku në festivalin e “Coachella” dukë bërë kështu që të qarkullojnë thashetheme për një ribashkim të tyre.Ndërsa modelja ruse, Irina Shayk u nda në janar të këtij viti nga futbollisti portugez Cristiano Ronaldo.