Të diagnostikosh kancerin nëpërmjet iPhone-it. A do të jetë e mundur?

Kamera e iPhone-it tuaj sëshpejti mund t’ju ndihmojë të shpëtoni jetën tuaj duke parë nëse keni kancer apo jo. I gjithë ky proçes do të mund të ndodhë në pak minuta.Shkencëtarët kanë zhilluar një pajisje që vendoset në smartphone dhe mund të përdoret edhe në shtëpi.Kjo pajisje përdor kamera të fuqishme që vendoset në smartphone të ndryshëm në kombinim me rruazat e vogla që lidhen  tek qelizat kanceroze.Duke përdorur një aplikacion në një smartphone, këto imazhe mund të dërgohen në një kompjuter qëndror për analiza dhe më pas rezultati të kthehet në më pak se 45 minuta.Shkencëtarët që kanë marrë pjesë në ndërtimin e kësaj pajisjeje, të bazuar në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets dhe Shkollës Mjekësore të Harvardit, thonë se rezultatet mund të kthehen edhe brenda dy minutave.Ata e kanë testuar pajisjen e tyre për të zbuluar indet kanceroze. Megjithatë ata thonë se sistemi – i njohur si diagnoza dixhitale apo D3 – mund të përshtatet nëpër ekrane për lloje të ndryshme kanceri.Profesor Ralph Ëeisseleder, një biolog i Shkollës Mjekësore të Harvardit, që udhëhoqi punën, tha se ky sistem mund të përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjeve infective si HIV Aids ose Ebola.3 Si funksionon testi dixhital D3 në iPhone?Një mostër indesh i marrë nga një biopsi ose gjak nga gishti përzihet me mikrorruazat.Përzierja më pas vendoset në një modul që është pjesë e kamerës së smartphone-it.Nëpërmjet pajisjes LED në pjesën e pasme të modulit, ndriçohet mostra dhe nëpërmjet lentes zmadhohet imazhi, e cila kapet më pas duke përdorur kamerën e telefonit.Shkencëtarët kanë përdorur një iPhone 4Snë testet e tyre, dhe një kamera 8 MegaPixel është e mjaftueshme.Kur grumbullohen rreth një qelize, rruazat ndryshojnë mënyrën se si drita është shpërndarë në mostër.Përdoruesi më pas e dërgon imazhin në kompjuterin qëndror për analiza.Hulumtuesit thonë se mund të vlerësojnë 100 mijë qeliza nga një imazh i vetëm në rreth 45 minuta.Kosto për një kontroll shkon në 1.2 paunde ose 1.8 dollarë.2