Donald Trump jep këshilla dashurie për Robert Pattinson

Donald Trump mendon se mund ta ndihmojë yllin e Twilight të vendosë për lidhjen e tij me Kristen Stewart pas tradhtisë.

Ai mendon se Robert Pattinson mund të gjej shumë më mirë. Duket qartë se miliarderi nuk ka mendim të mirë për Kristen.

Pasi ajo e tradhtoi Roberti-n, Donald ka postuar në Twitter duke thënë se ajo ka vepruar si qen dhe se Robert duhet të gjej një të dashur të re.

"Robert Pattinson nuk duhet të rikthehet me Kristen Stewart. Ajo e ka tradhtuar si një qen dhe do ta bëj përsëri, vetëm shikoni. Ai mundet të gjej më mirë", shkroi Trump por nuk u ndal me kaq.

Pak më vonë ai shtoi. "Robert un marrë shumë kritika që të thash se duhet ta lësh Kristen por unë kam të drejt. Nëse i ke parë vajzat e Miss Universit do ta mendosh edhe njëherë kete qe po te them".