Babai i Rihannës i lumtur për lidhjen e saj me Chris Brown
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2012, 10:11
Babai i këngëtares Rihanna, Ronald Fenty, ditë më parë bëri të ditur se ia ka bërë "hallall" këngëtarit, Chris Brown, sulmin brutal mbi të bijën në vitin 2009.
Tani, ai ka shkuar edhe më larg me deklaratat e tij, duke shprehur dëshirën që Rihanna të martohet me Chris.
"Cfardo që e bënë atë të lumtur Shpresoj qe një ditë ajo të martohet me të. Të gjithë e admirojnë,ai është një super djalë", është shprehur Ronald.
Të njëjtin mendim me babain e Rihannas si duket nuk e ndan shoqëria e saj, të cilët e shohin me skepticizëm ribashkimin e ciftit.
"Është disi e frikshme. Ribashkimi i tyre e ka hidhëruar shoqërinë e saj. Chris dhe Rihanna janë një kombinim ekspoloziv", ka bërë të ditur një burim.