Facebook, Google, me superçmim për mjekësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 22:44
Themeluesi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i kompanisë Google Sergey Brin dhe investuesi rus në teknologji, Yury Milner së bashku kanë themeluar një çmim të ri vjetor për të shpërblyer kërkimet për sëmundjet e shërueshme dhe për zgjatjen e jetës së njeriut.Çmimi për Përparimet në Shkencat e Jetës, që vjen me grantin prej 3 milionë dollarësh do të jetë një nga çmimet më të shtrenjta për shpërblimet në fushën e shkencës.Fituesit e Çmimit Nobel paguhen me 1.27 milionë dollarë.Fituesit e parë të këtij çmimi do të shpallen të mërkurën në mbrëmje në San Francisko. Fondacioni i ri planifikon që të japë të paktën pesë çmime vjetore.Po ashtu shpresohet në tërheqjen e sponsorëve të tjerë për të mbështetur çmimet.