Drake, arsyeja e ndarjes së Rihannës dhe Chris Brown

Rihanna dhe Chris Brown, thuhet se janë ndarë për shkak të ish-të dashurit të Rihannas, reperit, Drake.Gjatë ceremonisë “Grammy Awards”, Riri dhe Chris ishin parë shumë të lumtur me njëri tjetrin, por thuhet se Rihanna atë natë vazhdimisht i kishte dërguar mesazhe ish të dashurit, Drake.Pas kësaj, raportet mes tyre janë acaruar dhe si rrjedhojë i kanë dhënë fund lidhjes."Chris dhe Rihanna patën një debat të ashpër në “Grammy” për shkak të Drake. Ajo po flirtonte me të dhe Chris e pa këtë gjë. Që nga ajo natë, ata rrallëherë kanë folur me njëri-tjetrin dhe tani janë ndarë".