Rihanna e qetë pas stuhisë

Shoqërimi i Rihanna-s me Chris Brawn-in i ka sjellë asaj gjithmonë probleme. Kur nuk është ai që e gjuan, e bëjnë persona të tjerë këtë. Pas sfilatës në Londër këngëtarja është sulmuar ndërkohë që dilte nga  clubi “The Box”. Ajo ishte duke festuar fillimin e rrugëtimit si stiliste kur një person i prishi gjithë festën. Ai hodhi një shishe me Lucozade (një pije energjike e zonës) në drejtim të Rihanna-s.Cila ishte arsyja  e këtij akti të dhunshëm? Chris Brown. Personi i paidentifikuar e ka kritikuar këngëtaren për lidhjen me Chris-in. Edhe pse nuk është lagur me pije, duke dashur te largohet, ajo është penguar me qepenat e një boutique-u dhe është vrarë tek gjuri. Fatmirësisht plaga ishte e vogël dhe pa rrezik.Sapo ky incident ka përfunduar, ajo menjëherë ka gjetur relaksin e saj, por cfarë? Pak diell, një shezllon, një kapele dhe menjëherë i ka ardhur buzëqeshja pasi ka publikuar në twitter foton e saj tepër e buzëqeshur.