Kënga më e re e Çelentanos

Kur s'voton, i bën keq vetes, ky është mesazhi më i ri i këngëtarit të muzikës italiane, Adriano Çelentano, që i jep popullit të tij, nëpërmjet tekstit të këngës së tij të re.Kjo këngë titullohet pikërisht kështu, "Kur s'voton, i bën keq vetes", e kompozuar edhe e shkruar prej tij, dhe ka fituar mjaft klikime  nga fansat.Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve  që do të mbahen në Itali, kjo këngë ka një përmbajtje tërësisht politike."Italia është reduktuar tashmë në një pllakë betoni …..ndërsa politikanët flasin për mazhorancë ..është një nga frazat e kësaj kënge.