Hilary Mantel: Dukesha e Kembrixhit "Kukull plastike dyqanesh"
Dukesha e Kembrixhit ka bërë daljen e saj të parë publike me barkun paksa të rritur.Ajo ka vizituar një qëndër kundër varësive të alkolit dhe drograve, ku në këtë qendër trajtoheshin një grup femrash. Kate ka folur edhe biseduar me to për shumë gjëra ndër të tjera si për trajtimin e tyre apo shtatëzaninë e saj. Ajo ka qwndruar për disa orë duke u treguar tepër e sjellshme me këto femra. Kate kishte veshur një fustan, i cili tregonte barkun e saj paksa të rrumbullakosur dhe ajo ndjehej krenare. Ndërsa po ditët e fundit, Kate është përfshirë në një shkrim nga shkrimtarja, Hilary Mantel, e cila ka thënë se: "Kate Midelton, është një "kukull plastike dyqanesh", pa personalitet, qëllimi i të cilës është të "shtojë" familjen mbretërore", e cila ka ngjallur jo pak debate në Britani me përshkrimin e saj për Dukeshën e Kembrixhit.Gjatë një ligjërate në Muzeun Britanik, fituesja e dyfishtë e çmimit "Man Booker" tha se Kate po shfaq një "shkëlqim të rremë" me një qeshje perfekte plastike, për ndryshim nga Princesha Diana, të cilën shkrimtarja e përshkroi si të vështirë dhe më të papërmbajtur emocionalisht. Sipas Mentel, Kate është përzgjedhur për të qenë princeshë, sepse ajo s'kishte arsye për t'u qortuar, si një dhimbje e lehtë të cilën çdo kush mund ta durojë, pa asgjë të çuditshme, pa veçanti dhe pa rrezikun e shfaqjes së karakterit të saj. "Këto ditë kur ajo është shtatzënë po varet nga vetitë e vjetra. Së pari ajo merr përsipër të qenit e sëmurë dhe shtypi e vendosë në qendër. Këtu do të shihni se jeta e kësaj gruaje nuk është asgjë, qëllimi i saj i vetëm është të sjellë në jetë fëmijë", theksoi Mentel.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit britanik, David Cameron, i cili e ka quajtur "totalisht të gabuar" përshkrimin e shkrimtares për Dukeshën. Cameron tha se: "Mantel është shkrimtare e mirë por se ka gabuar sa i përket asaj që ka thënë për Kate".