Ka filluar hakmarrja për Robert Pattinson

Dita e të dashuruarve shkoi në mënyrën më të keqe për Kristen Stewart, e cila nuk mori as edhe një dhuratë të vetme.Thuhet se Kristen e ka "bombarduar" me thirrje ish të dashurin, Robert Pattinson teksa ky i fundit po qëndron në Australi për të xhiruar një film të ri.Ndërkohë, sa për ironi, thuhet se Robert ka qenë duke  bërë të kundërtën. Disa burime thonë si ai vazhdimisht po i telefon gruas së regjisorit Rupert Sanders me të cilin e tradhtoi Kristen.Pasi gruaja e Rupert, modelja Liberty Ross, vendosi të divorcohet nga burri, Robert po mundohet ti ofroj asaj mbështetjen e tij në këtë periudhë të vështirë."Robert gjithmonë ka menduar se Liberty është e mahnitshme që kur ajo për herë të parë pozoi për një revistë kur ishte adoleshente. Ata u kënaqën kur u takuan në Londër gjatë Marsit", tha një burim.