Rita Ora e veshur si mashkull

Dikush duhet ta kishte informuar Rita Orën, se mikesha e saj më e mirë, të cilën ajo e quan "grua", ka një të dashur të ri tani. Si për të treguar "ndjenjën" e madhe që ka për Cara Delevigne, këngëtarja me origjinë kosovare është shfaqur dje  në "Burberry Prorsum London Fashion Week Show" para fotografëve me një bluzë, ku ishte pikturuar pikërisht fytyra e modeles britanike biseksuale.Por sikur të mos mjaftonte kaq, jo vetëm e ka ekspozuar bluzën me krenari, por kishte veshur edhe një kostum blu, që faktikisht në disa momente të krijonte përshtypjen sikur donte t'i ngjante...një mashkulli. Vetëm pak ditë më parë, Rita pati deklaruar se nuk kishte kohë për gjininë mashkullore në jetën e saj, pasi ishte shumë e afeksionuar me shoqen e saj të ngushtë Cara Delevigne, të cilën për më tepër e quante edhe si "gruan" e saj.