Lady Gaga prezanton në Twitter “Emmën”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 14:26
Lady Gaga është detyruar të lëviz me karrocë me rrota pas operacionet që bëri në ije, çka e detyroi të anulonte koncertet e turneut. Prezantimin e "mikeshës" së saj e ka bërë vetë Gaga në Twitter, ku ka postuar një foto me shënimin: karroca quhet "Emma". Miss Germanotta është shprehur e "shkatërruar" për çfarë ka ndodhur."Kam fshehur për shumë kohë pasojat e dhimbshme të një rrëzimi në skenë, por muajt e fundit situata u përkeqësua. Shpresoj vetëm të shërohem. Ia kam fshehur edhe stafit tim dhe më vjen shumë keq për atë që u kam shkaktuar fansave të mi", ka thënë Lady Gaga.