Tkurret sërish ekonomia e Eurozonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2013, 14:07
Ekonomia e Eurozonës është tkurrur me ritmin më të shpejtë që nga recesioni i vitit 2009 gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012.Të dhënat e publikuara të enjten tregojnë se ekonomia ka rënë më shumë sesa parashikohej, 0.6 për qind.Tkurrja vjen pasi që ekonomia e bllokut prej 17 anëtarësh ra për 0.1 për qind në tremujorin e tretë, ka thënë Zyra e BE-së për Statistika, Eurostat.Rënia e GDP-së në pjesën e fundit të vitit, vjen mes ngadalësimit të tregtisë globale.Analistët shpresonin për një tkurrje prej 0.4 dhe jo 0.6 për qind.