Shpërthimi në kufirin siriano-turk, Erdogan: Qeveria do “hakmerret” ndaj sulmit

Sulmi vdekjeprurës nga shpërthimi i një bombe në kufirin turko-sirian ditën hënën kishte për qëllim të provokojë qeverinë e Ankarasë, tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan në deklaratën e tij për mediat.Katërmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një mini-autobus sirian shpërtheu në postbllokun pranë qytetit turk, Reyhanli. Erdogan la të kuptohej se qeveria e tij mund të hakmerret ndaj kushdo që kreu sulmin."Nëse kjo ndodh brenda kufijve tanë, dhe kjo është bërë që të përfshihej Turqia. Ne nuk jemi të frikësuar, por ne duam të jemi të sigurt se do të marrim një sqarim të plotë. Atëherë ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshme, por kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar ", tha Kryeministri turk.Ndërkohë më parë, Këshilli Kombëtar i grupit të opozitës siriane pretendoi se objektivi kishte si qëllim një delegacion të udhëheqësve të saj, të cilët pritej të kalonin përmes kufirit gjatë asaj kohe.Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon edhe një herë ka paralajmëruar për rreziqet e konfliktit sirian që po përhapet në vendet fqinje.Në një deklaratë, Ban Ki-moon ka ripërsëritur thirrjen e tij për "të gjitha palët që të përmbahen nga përdorimi i dhunës dhe të stërviten për të shkuar drejt një zgjidhje politike".Mediat lokale thanë se më shumë se 60 persona janë marrë në pyetje në lidhje me shpërthimin, ndërsa njëri prej tyre është ende në paraburgim.Pika kufitare pranë Reyhanli është një nga pikat kryesore të kalimit për refugjatët sirianë në Turqi.