Angli, 23 vjeçari shpenzon 100 mijë paund për tu dukur si Kim Kardashian

Jordan James Parke, një artist i Mançesterit ka bërë 50 operacione për të fryrë buzët , si dhe operacione të tjera për të ngjarë si heroina e tij.Një adhurim i vërtetë për Kim Kardashian ka rezultuar në një “mision” të çmendur, për të qenë i barabartë (i ngjashëm) me heroinën e tij. Jordan James Parke, 23-vjeçari artist i kozmetikës, iu nënshtrua 50 ndërhyrjeve, fryrjes së buzëve, injeksione botox, heqjes së flokëve me lazer, si dhe ka bërë një tatuazh të të dyja vetullave për tu bërë “fotokopje” e yllit  të reality show “ Duke ecur me Kim Kardashian”. Më pëlqen gjithçka rreth Kim. Lëkura e saj është e përkryer, flokët e saj janë të mrekullueshme, unë jam i çmendur për të tha 23-vjeçari për “Al sun”.Historia e tij u bë e njohur në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”. Llogaria e tij në Instagram arriti deri në 11 mijë ndjekës, mes tyre shumë adhurues por edhe kritikë të cilët nuk bien dakord me zgjedhjen e tij.“Ka njerëz- shpjegon Jordan, që mendojnë se më fyejnë mua duke më thënë se dukem si një vepër e falsifikuar apo plastike. Mua më vjen për të qeshur sepse unë isha i vetëdijshëm për të patur atë pamje. Djali gjithashtu i kundërshton akuzat e të paturit vetëbesim të ulët: “Unë kurrë nuk jam ndjerë më mirë me zgjedhjen time, unë e adhuroj protestën dhe e mirëpres urrejtjen. Ajo thjeshtë do të thotë më shumë vëmëndje, gjë që më nxit mua që të shkoj edhe më tej.”Në fakt duket se Jordan nuk ka ndërmend të ndalet, madje po planifikon të tjera ndërhyrje për të përfunduar transformimin. “Jam rritur- tha i riu me një nënë e cila më ka llastuar dhe më ka mësuar për të luftuar me të gjitha fuqitë për të marrë atë çfarë dëshiroj.