Romeo “fluturues” rrëzohet me vinç teksa i propozon të dashurës për martesë

Propozimi për martesë që një i ri hollandez zgjodhi ti bënte të dashurës së tij, për pak sa nuk është kthyer në një katastrofë.Mëngjesin e sotëm, i riu kishte zgjedhur të merrte me qera një vinç dhe bashkë me të shfaqej në ajër përballë dritares së dhomës së gjumit të së dashurës, duke kënduar dhe ku më pas do ti shtronte pyetjen e madhe.Por gjërat nuk kanë shkuar mirë. Vinçi është rrëzuar dhe për “Romeon” ishte koha të hidhej për të shpëtuar kokën.Por pavarësisht kësaj ai e mori PO nga Zhulieta. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë të lënduar, përveçse shkatërroi kulmin e një shtëpie mbi të cilën ra. Policia u detyrua të evakuonte edhe banorët e dy shtëpive të tjera ngjitur.Ndërkaq çifti i lumtur pasi kanë dëshmuar në polici, udhëtuan drejt Francës për të festuar angazhimin e marrë.