Depardje rrëfen për mediat: Kam vrarë dhe kam ngrënë dy luanë

E ndërsa po e ndan jetën e tij mes Rusisë dhe Belgjikës pas arratisjes nga tatimet e larta të Presidentit François Hollande, autori i mirënjohur francez Zherar Depardje vjen me një rrëfim për veten.Kam vrarë dhe kam ngrënë dy luanë në Afrikë, ka deklaruar ai për një revistë të përjavshme britanike, ndonëse ka shtuar se këtë veprim e ka bërë për vetëmbrojtje.Aktori shpjegon në rrëfimin e tij se nuk kishte zgjidhje tjetër. Ai po shkonte në xhirime, teksa para automjetit u shfaq një pengesë me shkurre dhe bashkë me të dhe dy luanë."Ne duhet të shkonim të pastronim rrugën nga pengesa. Kaluan disa orë dhe luanët nuk lëviznin. Shoferi u tmerrua. Nuk kisha zgjidhje tjetër, ne duhet të xhironim”.Intervistuesi dyshues mbi gjithë epilogun e intervistës e pyet: Po pastaj çfarë bëtë, i hëngrët?”Dhe aktori, i njohur për pasionin e tij për kuzhinën dhe shpirtin aventuresk përgjigjet: Po.Jo shumë larg në kohë, Depardieu në një tjetër rrëfim për një revistë, tregonte sesi ishte detyruar të urinonte në shishe ndërsa udhëtonte me avion, për shkak të vonesës në nisje."Unë kisha nevojë dëshpërimisht të shkoja në banjo. Patëm një vonesë 3-4 orë. Para nesh ishin 7 avionë rresht. Stjuardesa më mbuloi me njërën këmbë dhe unë urinova në shishe. Por fatmirësisht në aeroportin e Dublinit të gjithë policët më njihnin” ka treguar ai.