Kinemaja italiane në zi, shuhet Virna Lisi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2014, 11:15
Shuhet Virna Lisi. Aktorja e njohur italiane humbi jetën sot në moshën 78 vjeçare. E lindur në Ancona në 1936 Lisi fitoi 6 shirita të argjendët dhe 2 “David di Donatello” si dhe pati sukses edhe në Hollywood.Kinemaja italiane është në zi. Aktorja e cila për shqiptarët njihet për rolin e saj në filmin “Nëse një ditë do të trokasësh në portën time” nuk përballoi dot humbjen e bashkëshortit të saj në shtator të 2013, me të cilën kishte 53 vjet martesë.