Një shqiptare që na bën të ndihemi krenarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2014, 20:55
Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare këndoi edhe për familjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koncertin e Krishtlindjeve që bëhet çdo vit në Washington për të mbledhur fonde për Sistemin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve.Me veshjen e saj një fustan të zi klasik të Ralph & Russo dhe me performancen e saj Rita Ora bëri një prezantim të mrekullueshëm në Godinën e Muzeut Kombëtar ku u mbajt të dielën e 14 dhjetorit 2014 koncerti.“Urime Rita Orës për performancën e shkëlqyer në koncertin e Krishtlindjes” shkruan ambasada amerikane e Kosoves në një postim të sajin./Oranews.tv/